Video/ Policia Bashkiake rrethon dhe gjobit lypësin që mblidhte lëmoshë

101

Duhet të funksionojë ndryshe. Të paktën me ligje. Nëse një person ushtron kërkuesin e lëmoshës në rrugë, të parët që duhet të bëjnë verifikimin dhe delegimin e rastit në institucionet përkatëse duhet të jetë Shërbimi Social Shtetëror.

 

Por shikoni se çfarë ndodh me këtë lypës në qendër të Tiranës. Tre punonjës të policisë bashkiake e kanë rrethuar dhe po i vendosin gjobë.

Një rast plotësisht absurd dhe që kalon kompentencat e tyre, pasi në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një biznes të paligjshëm, por me një individ i cili thjesht duhet adresuar për ndihmë në institucione të tjera që merren me personat në gjendje të vështirë ekonomike.