Prizren: Filoturqit në marsh për Erdoganin, “atdheu jonë është Turqia”

60

Në qytetin e Prizrenit me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të kryer nga FETO në Turqi, u mbajt marshim nga shqiptarët e turqizuar në mbështetje të Erdoganit.

Loading…

Marshimi për të përkujtuar tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016 u organizua me iniciativë të shoqatave të shoqërisë civile, si Bashkësia e Studentëve të Diplomuar në Turqi, ARASTA dhe Qendra Liberal Demokrate dhe nën mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Marshimi filloi pas namazit të xhumasë nga xhamia Sinan Pasha, ku u lexua edhe dua për dëshmorët e 15 korrikut.

Përpos përfaqësuesve të shoqërive civile dhe një numri të madh të qytetarëve të Prizrenit, në marshim morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Müferra Şinik, deputeti nga KDTP, Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, si dhe përfaqësues të kuvendit komunal të Prizrenit.

Nga xhamia Sinan Pasha, pjesëmarrësit me pankarta “Jemi me ju” vazhduan drejt sheshit Shatërvan në qendër të qytetit, nga ku u drejtuan në konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, ku u pritën nga konsullja e përgjithshme, Eylem Altunya.

Në një fjalë rasti, Altunya rikujtoi që dy vite më parë në tentativën për grusht shteti si objektivë u morën presidenti Recep Tayyip Erdoğan, Presidenca, Kuvendi, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Policore, si dhe ndërtesat e Shërbimit Inteligjent Turk (MIT). Ajo uroi që një tentativë e tillë të mos përsëritet në asnjë vend të botës.

Loading…

“Kjo u bë një pikë kthesë në historinë e demokracisë turke. Për herë të parë një sulm terrorist dhe tentativë e armatosur për grusht shteti u parandalua me vullnetin dhe luftën e vetë popullit. Ne shpresojmë që sulmet e tilla të mos përsëritën as në Turqi e as në asnjë vend tjetër jashtë shtetit”, tha Altunya.

Ndërkaq, deputeti Damka rikujtoi se edhe dy vite më parë, edhe pse nga larg, ata e kanë treguar qëndrimin mbështetës për Turqinë, vendi të cilin e quajti “atdhe”./njekomb/

Loading…