Liqeni i Shkodres “shfrytezohet” per kalimin e droges

1345

Narko trafiku përveçse përmes pikave kufitare bëhet edhe përmes liqenit të Shkodrës. 53 kilogram me lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa është gjetur në bregun e liqenit të Shkodrës. Është vetë policia vendore e Shkodrës ajo e cila bën të ditur se me 25 nëntor rreth orës 19:20, në fshatin Hot Malësi e Madhe, në vendin e quajtur poshtë Kodrës së Malthit, në bregun e liqenit të Shkodrës, u gjetën 2 thasë, me lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Nga peshimi rezultuan 53 kg, që u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Policia e Shkodrës ende nuk e ka idenë se kush janë autorët e kësaj sasie droge që e gjet e braktisur në breg të liqenit. Efektivët po punojnë për të identifikuar dhe më pas kapur autorët e kësaj ngjarje.

Nga sa bëhet e ditur policia ka dyshime se 53 kilogramët me cannabis sativa do të dërgoheshin drejt Malit të Zi jo përmes pikës kuftare të Muriqanit apo Hanit të Hotit por përmes ujit në liqenin e Shkodrës. Edhe më përpara ka patur dyshime dhe akuza se liqeni i Shkodrës përdoret për transportim drejt Malit të Zi të lëndëve narkotike por këto akuza janë hedhur poshtë ndërsa policia e ka mohuar një gjë të tillë. Gjetja e 53 kilogramëve në breg rikthen në vëmendje se liqeni i Shkodrës vazhdon që të shërbejë për transportim të sasive të drogës.