Arrestohet autori i plagosjes me thike ne lagjen Rus (emri)

317

Loading…


Në vijim të informacionit ku ka mbetur i plagosur shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.

Loading…


Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Vrasja me dashje e mbetur në tentative” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76/22 e 279 të Kodit Penal

Loading…