Shkoder, arrestohet nje shtetas i shpallur ne kerkim

34

Shkoder Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim Sot në datë me 13.02.2018, nga strukturat e Hetimit Kundër Narkotikeve në D. V. P. Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim, shtetasit: Bashkim Rreshma, 47 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi në zbatim të urdhërit datë 15.01.2018 të Prokurorisë së Apelit Shkodër ardhur me shkresë Nr 69/1 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Shkodër nr 5 datë 15.01.2018, caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.