“Koke me koke” perplasen mjetet ne unazen perendimore ne Shkoder

55

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë ka mbetur i plagosur Altin Mehja 39-vjeç.

Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku siç bëhet e ditur, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në aksident janë përfshirë një automjet “Sharon” me targa AA 920 HX dhe një mjet tip Benz AA514FU me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Salo Halili”, Shkodër.