‘Do martohem me vajzën time’, përralla shqip që rrezikojnë ta shohin fëmijët tuaj në televizor po trondit nënat

26

Me anë të një postimi në “Instagram”, gazetarja Aulona Musta ka denoncuar një rast flagrant ku në një televizion shqiptar po transmetohet një përrallë, e dubluar në shqip që fliste për një rast inçesti ku babai donte të martohej me vajzën e tij.

Videon Aulonës ja ka dërguar një nënë e cila ka qenë duke e ndjekur përrallën me vajzën 4-vjeçe.

“Këtë videon ma nisi një nënë, me shumë të drejtë, e shqetësuar me përmbajtjen e kësaj përralle të cilën po e shikonte me vajzën e saj 4-vjeçare. Kur e pashë edhe vetë u terrorizova.

Si ka mundësi që transmetohen përralla të tilla? Ka njeri përgjegjës që kontrollon përmbajtjen dhe atë që publikohen për fëmijët? Si t’ia shpjegosh një fëmije që shikon i çoroditur filmat vizatimorë ku babai kërkon të martohet me vajzën e tij?! Skandaloze! Skandaloze”, shkruan Aulona teksa komentet nga nënat kanë qenë të shumta, të shqetësuara mbi atë çfarë shohin fëmijët e tyre.