Kush e ktheu teatrin në bingo? Për kë e kishte fjalën Kumbaro (Foto-dokumenti)

29

Artistët e vensit janë përplasur ditët e fundit me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro pasi kundërshtojnë lëvizjen e godinës dhe ligjin për teatrin.

Ishte aktori i madh Robert Ndrenika i cili hodhi akuza të forta në drejtim të ministres së Kulturës. Ai tha se teatri do të mbetej aneks i ngrehinave që do të ndërtoheshin, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj me anë të një letre të hapur më vonë ku tha se Ndrenika nuk kishte folur kur teatri ishte kthyer në një bingo.

Në këtë debat është përfshirë edhe edhe ish-drejtori i teatrit Eksperimental, Kastriot Çipi. Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale i shkruan ministers se idea e ndërtimit te teatrit brenda një kulle ishte e vëllait të saj, kur ishte këshilltar i ministrit të Kulturës, Blendi Klosi.

Ndërsa për bingon që Kumbari i kujtonte Ndrenikës, duke i thënë se nuk kishte folur kur teatri po degradonte, Çipi publikon edhe kontratën e qerasë, duke shtuar se ajo është lidhur nga ish-ministri i Kulturës, sot kryeministër. (B.H/Faxweb)