Duka: Trukimet? Shqiptarët thonë e shiti Mesi nëse nuk shënon një gol

30

Presidenti rizgjedhur i FSHF-së, Armand Duka ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zona Gol”. Presidenti u është përgjigjur pyetjeve të panelit të gazetarëve në lidhje me zgjedhjet, fitoren e tij të pestë, akuzat, politikën, ndryshimet në FSHF etj.

 

Mandati i pestë – “Tashmë konsiderohet si fillimi i një katër-vjeçari të ri. Fillimi i detyrave dhe zotimeve që kemi marrë për të përmirësuar çfarë janë realizuar deri tani. Jo numër mandatesh, por besim i komunitetit të futbollit të cilit duhet t’ia shpërblej me punë”.

Rrjetet sociale – “Nuk jam njeri shumë aktiv në rrjetet sociale. Më pëlqen dhe e kuroj vetë vetëm ‘Instagramin’. Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, por është vetëm kënaqësi”.

Përfaqësimi me Kombëtaren– Nuk është problem apo pjesë fushate. Është dëshire dhe mundësi reale e Shqipërisë. Me çfarë kemi dhënë deri më sot, i kemi të gjitha mundësitë për ta synuar botërorin. Edhe skuadrat e mëdha e kanë të vështirë që të thonë se do të jenë me garanci. Ama objektivi për të ardhmen është që ta synojmë. Duhen bërë edhe shumë gjëra të tjera mirë për të shkuar deri atje. Duke pasur parasysh edhe të gjitha kritikat që kanë dalë gjatë këtij muaji nga njerëzit e sportit, pa pasur parasysh ato të njerëzve të politikës, mund të bëjmë më mirë.

Frikë se do humbte – Gara ka emocione dhe e kam përjetuar si një nga garat e kësaj natyre, jo sportive më me emocion dhe mund ta prishja edhe një rezultat ndryshe.

Përjetimi për kandidatin – Kandidati individualisht ishte figurë individuale e kompletuar por e veshur me background politik. Nuk mund ta fsheh që duke qenë eksponent i lartë i një partie politike, e kam konsideruar avantazh në garë në favor timin. Individualisht mund të ishte drejtues i FSHF-së. Taktikisht mund të lëvizte ndryshe. Të paktën mund të zhvishej nga funksione nga funksionet politike për të kontribuar për futbollin. Duke qenë se nuk e bëri, më është dukur avantazh”.

E keqja më e vogël – Vetë rezultate e futbollit shqiptar, paraqitja e futbollit, rezultatet në kampionatin kombëtar, paraqitja me klube në arenën kombëtare, infrastruktura apo edhe Kombëtarja në europian, nuk janë e keqja më e vogël, por suksesi më i madh. Nëse do të ishte në garë një njeri tjetër nga komuniteti i futbollit, do të ishte ndryshe. Do të garohej me çfarë ka bërë presidenti dhe premtimet, dhe begraundit që ka bërë sportisti. Ishte garë jo me platforma, por që u politizua. Njerëzit e futbollit konsideruan që duhet mbrojtur futbollin, qoftë edhe gabimet që janë bërë, përpara politikës”.

16 vite, sistemi autoritar – “FSFF funksionin sipas kompetencave që ka çdo institucion. Nëse do të komunikosh me çdo anëtar të drejtësisë sportive, 80% nuk i njoh për fytyrë,. Funksionojnë të gjithë si të pavarur. Është ekip i tërë, KE, Administratë të drejtuar nga presidenti. Është traditë në Shqipëri që gjithçka i atribuohet të parit, por unë nuk mund të marr merita për gjithçka.

Organizimi teknik i Kombëtareve të moshave– “Edhe Astriti po të ishte në vend të Bogdanit dhe Bushit do të bënte të njëjtën gjë. Çdo trajner merr lojtarët më të mirë, pavarësisht se ku luajnë. E padrejtë që t’i japësh mundësitë një lojtari më të dobët, vetëm prej kandidati. Edhe Astriti që ditën e parë që iknin nga kampionati i afronte në kombëtare dhe ka bërë mirë. Ka 6 ekipe përfaqësuese rajonale të grupmoshave të ndryshme në Shqipëri.

Prodhimtaria nga kampionati – “Duhet të jetë objektivi kryesor i kampionatit shqiptar, të prodhojë sa më shumë talente, të rrisë sa më shumë nivelin e tyre dhe niveli qtë jetë i barabartë me ato që luajnë jashtë ose edhe më i mirë”.

% e futbollistëve vendas te ekipet e moshave – “Loja nuk është matematikë me përqindje. Asnjë president nuk mund t’i thotë një trajneri mënyrë të tillë selektimi. Të gjithë lojtarëve vendas u duhet dhënë shansi për t’u provuar”.

Ndërhyrjet politike–Alibeaj zgjidhet në KE- “Nuk kam kritikuar pse Fino ishte kandidat. Sipas meje kam thënë që do të ishte mirë që të mos vinte me të gjithë funksionet politike që kishte. Nëse do të jap një opinion, kam qenë kundër edhe kandidimit të politikanëve në Komitetin Ekzekutiv. Kam lobuar që të mos fitojnë kandidatët politik. Statutet nuk i ndalojnë, unë nuk kam çfarë të bëj, përderisa janë votuar në Asamble. Duhen ndryshuar statutet e federatës, rregullat dhe ligjet që të ketë sa më pak ndikim. Nuk dua që të aludoj individin në fjalë që ka marrë votat”.

Përzgjedhja e delegatëve – “De Juro është e zgjidhur, sepse klubet e futbollit në përgjithësi kanë një status të saktë, rreth 90% e tyre. Për t’u menduar është… vetë Asambleja e Futbollit, duhet të mendojë se si mund të shmangë maksimalisht delegimin me persona politik. Duhet menduar që të zgjidhet. Të gjithë kryetarët e bashkive, ishin të deleguar apo të autorizuar nga përfaqësuesit ligjorë të klubeve. E përfitojnë nga autoriteti si kryetarë bashkish”.

Kufizim i mandatit të presidentit – “Hipokrizi nëse do ta thosha sot, sepse nuk është se mendoj për kaq shumë mandate. Koncepti im është ndryshe. Nuk ka të bëjë me sesa kohë apo mandate do të pretendoj,. Të tjerë apo jo për FSHF. Në koncept, Jam kundër kufizimit të mandateve. Mandatet duhet ti kufizojë votuesi dhe jo ligji. Evropa do të jetë e ndarë besoj në 50-50 m bota e futbollit. UEFA e ka pranuar. Nuk ka lidhje me interesat e mi personale. Mandatet duhet t’i kontrollojë ai që voton dhe puna e bërë”.

Shoqatat dhe statusi juridik dhe pse 8– “Nuk është bërë numri i shoqatave në përputhje të plotë me qarqet. Në atë kohë nuk kanë qenë 12 qarqe. Ka të bëjë me ndarje sportive të vendit, duke pasur parasysh numrin e futbollistëve, afërsinë gjeografike. Në të ardhmen mund te jenë 2 apo 15. Varet nga numri i futbollistëve, nga shtimi i tyre, do ta vendosë Asambleja”.

Votimi me telefon – “Nuk besoj se ndonjë e ka lënë për momentin e fundit se kë do të votojë për KE. E kanë menduar më parë, pavarësisht se me kë kanë folur në telefon. Votimi për KE, pati disa mungesa. Pasi një pjesë, grupi socialist, u largua”.

Politika më shumë sesa sporti – “Unë do të kisha dëshirë që Muça të jetë pjesë e KE. Pavarësisht se unë nuk votoj, i pari që do ta votoja do të ishte Muça. Përveç background-it që ka, edhe për faktin se është një intelektual i botës së sportit. Njerëzit e Asamblesë, nuk votojnë vetëm për atë çka je dhe atë çka ke dhënë. Duhet të lobosh pak më shumë,. Ndoshta Çimi nuk e bëri shumë. Duhet që në një lloj mënyrë t’u thuash çfarë ke ndërmend të bësh. Ata që janë aty, pavarësisht se janë vite dritë larg karrierës së Muçes, lobuan më shumë dhe janë aty”.

66 anëtarë, do ndryshojë numri – “Statuti i FSHF, duhet të bëjë ndryshimet e veta. Themeli është anëtarësia dhe besoj se ka nevojë për ndërhyrje. Vërejtjet që kanë dalë duhet të përmirësohen për të përmirësuar jetën e shoqatës së futbollit në Shqipëri. Fotografimi ka përcaktuar që anëtarësia nuk vjen nga kategoria. Asambleja mund të shikojë se mund të bëjë pranime dhe përjashtime. Ka disa klubeve që u diskutuan, por nëse ne, drejtuesit e FSJHF-së, do të dukej se po bënim ndryshime për ta manipuluar. Në të ardhmen, që nuk do të jetë zgjedhore, mund të diskutojë për të përmirësuar jetën e saj. Klubet që sot janë anëtarë dhe nuk kanë ekipe, mund të kalojnë në një anëtarësim indirekt nëpërmjet shoqatave dhe klube të tjera duhet të pranohen”.

Regjistrimi i shoqatave – “Duhet që Asambleja të marrë vendim për përjashtimin e klubeve. Ato që nuk kanë ekipe të para, vetë Asambleja ti dërgojë për anëtarësim indirekt nëpërmjet shoqatave. Klube si Shënkolli dhe Vora duhet të pranohen sipas statutit. Por në një asamble jo zgjedhore”.

Urimet – “Kam folur në telefon direkt pas zgjedhjeve me presidentin e UEFa-s, me të FIFA-s dhe më kanë uruar disa kolege të federatave. I bëri që edhe ata ta prisnin me më shumë emocion”.

Rama – “Në fakt, nuk i kam lexuar të gjithë urimet pas Asamblesë. Kam pritur telefonata. Edhe urimi i kryeministrit ishte me tekst dhe i kam kthyer përgjigje të nesërmen. Kam folur akoma më gjatë pas zgjedhjeve”.

Përshëndetja me Finon – “Menjëherë pasi doli rezultati, jam kthyer nga Bashkimi i kam dhënë dorën. Edhe unë do të doja që të ma jepte dorën. E kam konsideruar garë sportive dhe i kam dhënë dorën të gjithë anëtarëve”.

Presidenti i Flamurtarit – “Kam takuar me të gjithë, para dhe pas votimit. Më ka Uruar Idrizi, siç më kanë uruar edhe të gjithë të tjerët. Idrizi ka qenë kritik për FSHF dhe për mua. Disa nga vërejtjet e tij mund të jenë të tilla që duhen shënuar dhe duhen korrigjuar, më ka thënë që e meritoj të fitoj, përderisa vendosi shumica. Ato që kanë pasur vërtetë vërejtje që qëndrojnë, apo mosdakordësi me mënyrën e drejtimit të FSHF-së, do të përpiqem që t’i bashkoj që të jemi në një. Do të jetë besoj e pamundur, por do bëj përpjekjet maksimale”.

Ndikim i kryeministrit, Fino mblodhi kryetarët e bashkive – “Para se të fillonte votimi, pimë një kafe me Zotin Fino, Kokëdhima dhe Hajdari. Fino e pranoi që ishte gabim fakti që bëri një takim të tillë. Si gjithmonë, të gjithë anëtarët e Asamblesë ishin të ftuar. Jo detyrimisht që të vinin të gjithë bashkë. Ishte i ftuar edhe Fino dhe kandidati tjetër për të folur. U veprua gabim pse u shkua ashtu dhe u duk një lloj ndarje. Nuk kanë qenë kryetarët e bashkive në Durrës,. Por anëtarët e komunitetit të futbollit që ishin larg. Fakti që i ndanë, bënë gabim dhe deklaruan një ndarje sepse ishin kryetarët e bashkive të PS dhe eksponentë të PS. Fakti që ishte eksponent i lartë i PS në garë, e politizoi. Pjesa tjetër u rreshtua automatikisht kundër tij, jo se ishte shumë i lumtur me presidentin aktual të FSHF. Rreshtimi i saj pro meje, nuk qe përcaktues. Të gjithë kryetarët e bashkive politike që ishin në sallë, Numrat e tyre ishin më pak se kryetarët e bashkive që ishin të rreshtuar politikisht. Ajo që vendosi në Asamble ishte komuniteti i futbollit. Forcat politike ishin në një farë mënyre të balancuara”.

Ndikimi i kryeministrit – “Mbledhja atje është drejtuar nga eksponentë të lartë të PS dhe jo nga kryeministri. Ai nuk ka kontaktuar direkt nga kryeministri, me asnjë nga votuesit. Drejtuesit kryesorë kanë qenë në mbledhje dhe kanë qenë të angazhuar në fushatë. Kanë pasur zona të ndryshme që kanë mbuluar”.

Ndikimi i Kryeministrit – Kryeministri nuk është diktator që t’ju thotë njerëzve që të mos thonë mirëmengjes. Edhe drejtuesve të UEFA-s ka thënë…

Nuk keni thënë këtë para zgjedhjeve:Kam thënë që kryeministri nuk është marrë. Ajo që mund të bënte ai, është që ti thoshte partisë së tij që të mos merren me zgjedhjet.

Këlcyra rikthehet – “Do të thotë që Komisioni i Apelit nuk mund të marrë vendime ndryshe nga Disiplina? Ky vendim është marrë para se të bëhej Asambleja”.

Publikimi i vendimeve –
 “Ka kohë që merret një vend, të zbardhet dhe të publikohet. Nuk ka lidhje vendimi i Këlcyrës me zgjedhjet. Për mendimin tim, Këlcyra duhet të vazhdonte të ishte e dënuar. Komisioni ka vendosur ndryshe”.

Strukturat e kampionateve – “Nuk janë të çimentuara për të mos ndryshuara. Janë gjetur si optimalet e momentit dhe ofrojnë më shumë gjëra pozitive për momentin dhe mendoj se janë mirë. Nuk e di se si do të jenë pas një, dy apo disa vitesh. Ndarja e të Parës me dy grupe, është e tillë prej mundësive më shumë prej ekipeve që të jenë në kampionat elitar, ka shtrirje gjeografike të tillë që të jetë lehtësi ekonomike në lëvizje. Pak a shumë gjeografikisht në veri dhe në jug”.

Elbasani – “Edhe sikur ta bëjmë Superioren me 25 ekipe, Elbasani prapë jashtë do të ishte. Është në Kategori të Dytë.

Stadiumet- “Është e vërtetë që Partizani s’ka stadium, Kukësi nuk ka fushë të përshtatshme. Para pesë vitesh nuk ishte në hartën e futbollit fare. Edhe sikur të jetë kampionat me 15 apo 16 skuadra, sipas renditjes do të ishte jashtë. Struktura e Superiores me dhjetë dhe Kategoria e parë me dhjetë, ka të mira dhe të këqija. Kjo strukturë nuk mund të krahasohet me kampionat anglez apo gjerman. Skuadrat hyjnë në garë për titull, pjesëmarrje në Europë dhe dalje nga kategoria. Në kampionate të tjera ka më shumë sesa tetë ekipe që duan Europën. E vetmja gjë që po e lufton trukimin, është interesi i ekipeve për pikë”.

Trukimet – “Kjo është një nga gjërat kryesore që mund të minimizojë paracaktimin e rezultateve. Një nga gjërat për ta parandaluar është skema. Nuk thashë që është absolute dhe më e mira. Është më optimalja për kushteve që kemi ne. Edhe për faktin sesa financa ofron ekonomia shqiptare për superioren. Ne jemi të kritikuar me të drejtë pse nuk kemi sponsorë dhe reklama. Imagjino të ishin më shumë ekipe. Do të kishin buxhete më të dobëta. Nuk është e mirë që një ekip të luajë katër herë me secilën. Është më mirë me dy faza”.

Besueshmëria e kampionatit dhe rikthimi i besimit – “Paracaktimi rezultateve nuk është fenomen shqiptar, por shqetësues botëror. Nuk mendoj se jemi në pozicion kritik këtë kampionat. Është detyrë e të gjithë komunitetit të futbollit që ta minimizojë”.

Plan për të rikthyer besimin – “Një prej tyre është edhe skema. Sepse interesi i skuadrave në garë është gjëja më e rëndësishme që e minimizon rrezikun e paracaktimit të rezultateve,. Nuk është vetëm penalizimi që do ta minimizojë, por krijimi i një mentaliteti për ta rritur produktin do të kemi interesa shumë herë më shumë sesa paracaktimi i rezultatit”.

Dosje nga UEFA– “Nuk mund të them që nuk ka. Ka shumë herë më pak, ose me pikatore në krahasim me të shkuarën. Gjithmonë flasim si të dyshuara, duke mos pasur të drejtë të themi të trukuara”.

Mbrojtja e kampionatit nga sulmet – “Pa dashur që ta mbrojmë, komunitetin e futbollit kemi krizë besimi në përgjithësi si shoqëri. Në sport kemi mungesë besimi për çdo kampionat. Edhe kur Mesi nuk shënon, thonë se Mesi apo Ronaldo e shiti. Besojnë më shumë skedinën dy mijë lek sesa futbollin”.

16 vite – “Shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë”.

Vizion 2030 – “Ma kanë thënë disa miq të mi: Ça thua me, do rrish president gjithë jetën?! Qesh. Janë përcaktuar disa objektiva dhe vizione se ku duhet të jetë Shqipëria në 2030. Nisur nga ky katër vjeçar edhe pasardhësit tanë të kenë të njëjtat objektiva me objektiva të arritshëm, numër fushash, numër fëmijësh që luajnë, përfaqësim të Shqipërisë në garat ndërkombëtare me përfaqësuesen dhe klube. Nuk kanë të bëjnë me mua individualisht”.

VAR në Shqipëri – “Nuk besoj se edhe Var do të zgjidhë të gjitha problemet. Teknologjia në futboll është temë më vete, ka opinione të ndryshme. VAR është eksperiment i futur së fundmi, të shohim sa rezultat do të ketë. Kemi luksin ta shohim te kampionatet e tjera, por është edhe investim i madh për ta futur”.

Shpërblime për fituesit – Që të ketë më shumë stimuj për fituesit, pse jo. Kur ju të paguani më shumë si paketë, do të kemi më shumë mundësi që t’i shpërblejmë. Gjyqtaret i paguajmë shumë më shumë sesa në rajon. I paguajmë 30 % më shumë se në rajon. Probleme në gjykim ka edhe në Angli. Arbitrat do të gabojnë. Nuk do të eliminohet për arsye të shpërblimit,. Ndikon pozitivisht. Si mund të minimizohet është përgatitja fizike…

Pavarësia – Nuk besojnë se arbitrat janë të varur… Janë pjesë e FSHF, siç janë pjesë edhe futbollistët. FSHF kujdeset për përgatitjet, por në vendimmarrje janë të pavarur”.

Gjithçka e bën Duka – “E kam dëgjuar dhe nuk është se më vjen mirë që për çdo gabim ti adresohet presidentit të FSHDF. Nuk di mekanizmat se si mund të vijë dita që të mos ndodhë. Nuk ekziston asnjë nga paragjykimet, por arbitrat janë të pavarur. Komisionet kemi punuar që të mos varesh gjithçka nga një komision. Sot janë më të pavarur, arbritrat janë me komitet më vete. Komitet që vlerëson, që i emëron, dhe vëzhguesit apo delegatët më vete. Është bërë shumë për të shkuar drejt decentralizimit. Rreth dhjetë vite më parë ishte vetëm, nga një individ në departamentin e garave”.

Moviola – “Po të isha drejtues TV, s’do merrja vëzhgues një arbitër në detyrë për moviolën. Nëse në Federatë bëjnë analizat në rregull, FSHF nuk ka pse i penalizon”.

Dosje e re – “Nuk jam hetues”.

Politikat fiskale – “Politika fiskale për sportin ka shumë gjëra që duhet të ndryshojnë për ta ndihmuar. E rëndësishme është që të lehtësojnë sa më shumë xhepin e një klubi në mënyrë që të prodhojë sa më shumë futboll. Për shembull, nëse ulet tatimi… Është shumë e domosdoshme që edhe vetë politika ka më shumë mundësi për të menduar më shumë për futbollin. Mund të jetë edhe autokritikë e futbollit për të lobuar më shumë. Armë më shumë do të jetë edhe Liga Profesioniste”

Licencimi i klubeve – “Duhet të jetë objektivi kryesor. Duhen vënë filtra licencimi në çdo nivel të klubeve në Shqipëri. Kritere të sakta për të gjithë nivelet, duhet të jenë në fokusin kryesor”.