Opinion/ Vllaznia fitoi, tashme ju te tjeret “beni detyren” !

80

Vllaznia e beri detyren, duke fituar tre pike me shume vlera ne perballen ndaj Lusnjes, por tashme i ngelet te tjereve te bejne detyren e tyre.

Eshte fjala per drejtuesit e Vllaznise, Administratorin apo edhe Presidenten e ekipit, ti shlyeje rrogat e futbollisteve, te cilet prej 4 muajsh jane te papaguar.

Para sfides me Lushnjen, per vete rendesine qe kishte, per pike mbijetese, u mendua se klubi do te paguaje pagat e prapambetura per lojtaret, paga te cilat u premtuan edhe nga Kryetarja e Bashkise se Shkodres, megjithate nje gje e tille nuk ka ndodhur.

Kuqeblute kane fituar sot, duke mos menduar per asnje moment per parate, apo rrogat qe “shqetesuan” shumekend ne Shkoder, luajten per fanellen, per nderin, apo edhe per te bere detyren per te mposhtur ekipin e Lushnjes te fundit ne renditje, por duke i rikthyer buzeqeshjen mbase nje qyteti, qe sot te gjithe vemendjen e kishte ne Lushnje tek ata djem, mes te cileve kishte edhe nga ato qe sakrifikuan edhe fizikisht per te qene ne fushen e lojes per te dhene masksimumin dhe per ti dhene 3 pike Vllaznise, qe ishte ne buze te gremines perballe kesaj sfide.

Edhe pse eshte vetem nje ndeshje e fituar dhe tre pike me shume ne tabelen e klasifikimit, tashme klubi duhet ti thirre mendjes, te shlyeje detyrimet dhe te paguaje pagat.

Ky eshte nje mesazh edhe per ato te cllet nuk miratuan piken e 3-te ne mbledhjen e asamblese te klubit Vllaznia, pike e cila “de facto” ishte zhbllokimi i llogarive bankare, dhe venia ne eficence e projekt buxhetit te paraqitur ne Keshillin Bashkiak nga Administratori i Vllaznise Astrit Gjyrezi.

Anetaret e asamblese mbase gabuan, me apo pa dashje, por tashme s’ka me kohe, Vllaznia do paga, ato djem kane nevoje te marrin ate cfare i takon, sepse nese jemi nje ekip profesionist dhe kerkojme qe ato djem te sillen si profesioniste, atehere ato qe drejtojne duhet te jene te paret qe te bejne nje gje te tille, te gjejne formen dhe ato para ti shkojne prane futbollisteve, prane familjeve te tyre, te cilet presin ato te ardhura per te nesermen!