Opinion/ Fitorja sot në Lushnjë, një mbyllje goje për qarqe e individë të caktuar në Shkodër

45

Opinion nga Roland LUÇI

Vllaznia ka nevoje urgjente per nje ristartim cilesor.

Por ristartim duke qene pjese e elites futbollistike shqiptare dhe jo ristartim nga katakombet e futbollit. Nga kategoria inferiore qe nuk i pershtatet ketij Klubi te madh e dikur hijerende.

Kete imperativ e kane tashme te qarte te gjithe faktoret vendimmarres te fatit te saj.

Nje hap i duhur u hodh sot ne Lushnje drejt ketij objektivi, pavaresisht qe per fat te keq qarqe e individe te caktuar ne Shkoder do te deshironin te kunderten, zhytjen e Vllaznise ne anonimitet per kushedi çfare interesash.

Vllaznia eshte e Shkodres dhe e tille duhet trajtuar, e jo te kthehet stadiumi dhe media ne nje miting elektoral ku dy pale kacafyten duke hedhe balte e neperkembe njera-tjetren, duke na kujtu te enjten humoristike te parlamentit.

Eshte ne nderin e Shkodres dhe qytetareve te saj ta mbeshtesin simbolin e vet sportiv, ambasador ne dekada te kultures se tyre dhe mbas sigurimit te mbijeteses te kritikohet e korigjohet me synim rikthimin dinjitoz ne elite.

Ne eliten shqiptare qe duket e manget, e shpelare e pa shkelqimin e duhur pa pasur Vllaznine ne gjirin e saj.