Basha ka një thirrje:1747 biznese të mbyllura, zgjidhni kujt ti besoni

25

Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka nisur ditën duke akuzuar qeverinë për politika të këqija ndaj biznesit dhe me një thirrje për ndryshim të thëllë politik.

Basha ka postuar një foto në Facebook ku thotë se, “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë”.

Statusi në facebook i Lulzim Bashës
1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.

1747 biznese që nuk munden më.

Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik.

basha