‘Arta Marku do ta tundë mirë’, ç’donte të thoshte deputeti socialist

31

‘Arta Marku do ta tundë mirë’, ky ka qenë mesazhi që ka lëshuar mbrëmë deputeti socialist Alket Hyseni gjatë ditës së djeshme.

Nuk dihet se çfarë ka dashur të thotë tamam me këtë deklaratë deputeti i PS-së, e cila në fakt ngjan si një mesazh i koduar dhe që paralajmëron zhvillime të forta në muajt e ardhshëm.

Ndonëse shenjat e para të kësaj që sapo ka nisur, ngrenë shumë dyshime se Edi Rama kërkon të përdorë drejtësinë, pas kapjes së kryeprokurores, për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Për të përforcuar këtë vlen të theksojmë dhe deklaratën e kryeministrit dje në Kuvend, ku duke iu drejtuar Berishës u shpreh se shumë shpejt të dashurit e tij do të shkojnë në pranga.

Na mbetet të presim dhe të shohim se ç’do të sjellin lëvizjet në Prokurori në muajt e ardhshëm.