Alibeaj i tregon qelinë e burgut, ja veprimi i ministres Gjonaj (Foto)

27

Gjatë interpelancës së ditës së sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës i kërkuan llogari ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për ekstradimin e Nezar Seitit pati deklarata të forta.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, akuzoi Gjonajn se ka shkelur ligjin në ekstradimin e financierit të Habilajve.

Në fund të fjalës së tij, Alibeaj këshilloi ministren Gjonaj, të marrë një avokat, pasi në burgun 313 është një qeli bosh.

Meqë Reforma në Drejtësi ka nisur rrugën, rrugë e mbarë të qoftë tek 313-a! Sepse e ke ditur, e ke firmosur! Ja tek e ke, e ke nënshkruar dy herë zonjë – tha deputeti duke iu drejtuar ministres dhe kryeministrit Edi Rama. – Faji është i këtij që të ka marrë dorën ty dhe ke nënshkruar. Meqë reforma ka filluar rrugëtimin, dy gjëra duhet të bësh: Kërko avokat se sot do të depozitoj kallëzim penal për ministren Gjonaj për shpërdorim detyre. Tek 313-a!”tha Alibeaj.

Gjatë kësaj kohe, LSA ka fotografuar ministren Gjonaj duke folur me Kryeministrin Rama.