Ulet mosha për sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri

24

Nëse më parë fëmijët sillnin në spital prindërit e tyre me atak ne zemër sot po ndodh e kundërta. Mjekët kardiologë të Spitalit Amerikan, ngrenë alarmin se është ulur ndjeshëm mosha e personave që vijnë në spital me një infarkt të miokardit. Sipas tyre mënyra e jetesës dhe stresi psikologjik janë faktorët kryesorë.” Sëmundjet më të shpeshta të zemrës, janë sëmundjet koronare apo sëmundjet kardiovaskulare, infarkti I miokardit. Shqetësues është fakti se nëse më përpara fëmija ka sjellë babain me infarkt, tani po ndodh e kundërta.

 

 

Kjo tregon që edhe mosha është ulur deri në moshën 20-30 veçare ku rastet janë shtuar”, shprehen mjekët e spitalit Amerikan. Sipas tyre kontrollet periodike janë ato që do të conin në parandalim të sëmundjeve. Vetëm në njërin prej filaleve të spitalit Amerikan mesatarisht kryhen 30 vizita nga të rinj që shfaqin këto probleme. Gjithashtu nuk mungojnë edhe ndërhyrjet e specializuara në zemër që u shpëtojnë jetën dhjetra pacientëve. Sipas mjekëve të Spitalit Amerikan, edukimi për një zemër të shëndetshme duhet të nisi që në moshë të hershme.

“Përdorimi i duhanit dhe i alkoolit, yndyrnat, stresi dhe përdorimi i lëndëve narkotike janë disa nga shkaktarët. Për të mbajtur një zemër të shëndetshme, prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët për stilin e ushqyerjes, aktvitiete sportive dhe duhet t’I mësojnë si të përballen me stresin psikologjik”, shprehen mjekët. Sëmundjet kardiake renditen të parat për shkallën e vdekshmërisë. Shenjat e këtyre sëmundjeve si: dhimbje në kraharor, marrje fryme nuk duhen neglizhuar, drejtohuni sa me shpejt pranë spitalit.