Video/ “Turp Lindita Nikolla!”, protestuesit përballen me ministren në Lezhë

0
21

Banorët e Torovicës po protestojnë sot kundër qeverisë Rama që po zhvillon mbledhje në qytetin e Lezhës. Ata i kërkojnë Ramës rikonstruksionin e rrugës, pasi ua ka premtuar gjatë fushatës. Teksa banorët protestonin, përballë tyre ka shkuar ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila është edhe deputete e kësaj zone në dy legjislatura radhazi. Duket se prania e saj, nuk i ka qetësuar protestuesit të cilët tharrasin në kor: “Turp Lindita Nikolla!”
Ministrja në ato pak minuta që ka mundur të qendrojë përballë protestuesve ka thënë: Pa merak, është një angazhim që ne e kemi marrë për ta bërë rrugën”.
Shihni pamjet më poshtë të protestës që po zhvillohet pasditen e sotme në Lezhë.
/Opinion.al