Çfarë është gripi australian? Gjërat që duhet të dini

0
18

Simptomat e një gripi agresiv kanë pushtuar Mbretërinë e Bashkuar, dhe më gjërë, duke lënë britanikët të përballën me gripin më të fortë në 50 vjet. Por çfarë është saktësisht gripi australian dhe ku ndryshon nga llojet e tjera të gripeve? Ja çfarë duhet të dini.

Çfarë është gripi australian?

Virusi i gripit emërtohet H3N2 dhe eksperti i shëndetit publik, Robert Dingwall nga Universiteti Nottingham Trent, paralajmëroi se ishte “pothuajse e pashmangshme”, një grip i madh do të godasë Britaninë dhe jo vetëm, këtë dimër. Numri i vdekjeve nga gripi në Australi, gjatë dimrit të tyre ende nuk është publikuar, por mendohet të jetë një shifra më e lartë ndër vite.

Më herët gjatë këtij viti, gripi australian shkaktoi viktimat e para në Irlandë, ndërsa Ekzekutivi i Shëndetit dhe Sigurisë zbuloi se një numër i konsiderueshëm njerëzish tashmë kanë vdekur nga virusi. Rreth 4.5 milion njerëz mendohet se janë prekur nga gripi gjatë javës së kaluar, sipas një sondazhi të përpiluar online nga FluSurvey. Një në katër raste të të shtruarve në spital në Britani nga gripi, mendohet të jenë pacientë që luftojnë me virusin e gripit australian, me 17 persona të pranuar nën kujdesin intensiv, një javë para Krishtlindjes.

Cilat janë simptomat e gripit australian?

Simptomat e gripi australian janë të njëjta me ata të gripit normal vetëm se më të rënda. Më poshtë janë radhitur disa nga shenjat të cilat mund të jenë një alarm që ju t’i drejtoheni mjekut:

dhimbje fyti dhe kollë

dhimbje koke

ethe

dhimbje muskulore

lodhje

teshtima

Njerëzit shërohen nga gripi normal brenda një jave, edhe pse kollitja dhe lodhja mund të zgjasin më shumë.

Pra, nëse jeni ende të sëmurë edhe pas shtatë ditësh, ky mund të jetë një tregues i fortë për diçka më serioze.

Gripit australian mund të çojë në pneumoni dhe komplikacione të tjera potencialisht fatale.

Kush është më në rrezik të preket nga gripi australian?

Personat më në rrezik janë mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe ata me sëmundje kronike, si diabeti, sëmundjet e mushkërive dhe të zemrës