Vajza vret babain dhe e varros në bahçe

0
19

Një ngjarje e rëndë është zbuluar këtë të mërkurë në Greater Manchester të Britanisë së Madhe. Një grua dyshohet se disa vite më parë ka vrarë babain e saj dhe më pas e ka varrosur atë në bahçen e një shtëpie.

Policia gjeti trupi e një burri në rrugën Matlock në Reddish, pranë Stockport, pasi një grua shkoi të dielën në stacionin e policisë Cheadle Heath dhe rrëfeu krimin.

Të martën autoritetet zbuluan trupin, që sipas BBC besohet se i përket Kenneth Coombes.

Pas kësaj, policia vuri në pranga gruan 63-vjeçare.

Një zëdhënës i policisë tha për BBC se kufoma e gjetur nuk është identifikuar ende megjithatë dyshimet janë se i përket babait të gruas. Ai dyshohet se ka qenë rreth të 80-ve në 2005-ën. Mbetet e paqartë koha kur ka vdekur dhe arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Aktualisht autoritetet britanike vijojnë hetimet dhe prej ditës së martë kanë rrethuar zonën ku u gjet trupi dhe kanë marrë në pyetje banorët.