Gërhitja, ja disa këshilla praktike për ta eleminuar

0
26

Gërhitja është një problem i zakonshëm si për meshkujt por edhe për femrat. Nuk është shqetësim vetëm për atë që gërhet por edhe për atë që i qendron afër.

Disa keshilla praktike per te mos gerhitur gjate nates:

1 . bëni kujdes ndaj pozicionit që flini. Nuk këshillohet te flini pa jastëk, me bark poshtë apo në pozicion që mjekra prek gjoksin.

  1. ajrosni dhomën për të marrë frymë më lehtë. Pluhuri dhe bakteret janë armiq të gjumit, prandaj ajrosni dhomën dhe dyshekun të pakten 20 minuta në ditë.
  2. kontrolloni mënyren e të ushqyerit duke mbajtur një dietë të ekuilibuar, duke evituar ushqimet me shumë kalori dhe me yndyrë. Kjo nuk përmirëson vetëm gërhitjen, por edhe shëndetin e përgjithshem.
  3. duhet të keni një peshë normale, sepse dhjami në gushë dhe bark është një nga shkaqet e gërhitjes.
  4. hiqni dore nga alkoli dhe duhani
  5. evitoni qetësuesit madje edhe çajin e kamomilit, pasi muskujt e gojës mund të qetësohen aq shumë sa të favorizojnë gërhitjen.
  6. nëse jeni me grip, para se të flini mund të vendosni një ankeplast nazal, i posaçëm për zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. (M.Q/Fxaweb)