7 mije euro rryshfet, kush janë dy tatimorët e arrestuar

0
41

Dy inspektorë tatimesh në Fier kanë përfunduar në prangat e policisë nën akuzën për korrupsion. Florjan Zhaka 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës, analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe Asqeri Tahiraj 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier dyshohet se morën 7 mijë euro rryshfet nga një biznes.

Arrestimi i tyre u bë pas një pune hetimore 2 mujore. Ne njoftimin e policisë thuhet se: “Ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro rryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv” e kryer në bashkëpunim.