Perplasja ne Fushe Arrez, policia jep detaje

0
17

Më datë 09.01.2018 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

V. T. 36 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi më datë 09.01.2018, në qytetin Fushë Arrëz duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në mjetin tip Wolkswagen të drejtuar nga shtetasi A. G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar.

Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Wolkswagen shtetasi A. G. dhe pasagjeri, xhaxhai i tij shtetasi M. G. 61 vjeç banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz.

Gjithashtu sipas deklarimeve të shtetasit A. G., shtetasi V. T. më vonë i ka dalë përsëri para duke e kërcenuar me armë, pistoletë ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka patur të dëmtuar.

Grupi hetimor nuk ka gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë në ngarkim të shtetasit V. T. për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentative”, parashikuar nga neni 79/dh, 22, të Kodit Penal.