Përgatitjet në Ulqin, asnjë miqësore për Vllazninë

0
18

Ekipi i Vllaznisë po vijon me intensitet të lartë përgatitjet në Ulqin, ku edhe është grumbulluar me dy seanca stërvitore. Mirëpo, nëse punët po shkojnë mirë në këtë drejtim, ajo që ende nga stafi teknik nuk është zgjidhur, është mungesa e ndeshjeve miqësore.

Vllaznia-lojteret

Këtë javë Vllaznia nuk pritet që të ketë ndonjë takim testues me ekipe të kampionatit malazez. Si zgjidhje mund të gjendet ekipi i dytë i Vllaznisë. Një kundërshtar malazez skuadra e Gjokës mund ta ketë në mesjavën e ardhshme, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet me siguri.

Trajneri Gjoka, në nisjen drejt Ulqinit, ka kërkuar medoemos dy ndeshje miqësore dhe në klub janë duke punuar që një gjë e tillë të ndodhë.