Shtëpia e Çurçisë dhe lapidari i brigadës së 27 komuniste në Shkodër

0
33

Nga Kastriot Dervishi

Në Shkodër, në ditën tona, dy objekte si shtëpia e Çurçisë dhe një lpidar komunist qëndrojnë jo larg njëri tjetrit. Shtëpinë me tjegulla të kuqe e ndan një rrugë nga lapidari sovjetik kushtuar formimit të brigadës së 27 komuniste, pikërisht ditën e parë të robërisë komuniste më 29 nëntor 1944. Në shtëpinë e Çurçisë ka qenë e vendosur në pjesën më të madhe të viteve të regjimit komunist, hetuesia e Shkodrës. Në dhomat e atyre dritareve që shihen në foto, kanë qëndruar kriminelë të llojit Zoi Themeli, Nesti Kopali, etj, duke masakruar çod kundërshtar të regjimit. E megjithatë, asnjë shenjë identifikuese nuk gjendet se çfarë ka qenë kjo ndërtesë. Në rrugën që ndan dy objektet, është hedhur i vrarë avokat Muzafer Pipa. Brenda atyre dhomave janë torturuar e vrarë kushedi se sa intelektualë. Në të kundërt, për lapidarin, pavarësisht viteve, është treguar gjithë ky kujdes, madje i është modernizuar edhe pllaka e vjetër sovjetike me një të re, e cila demonstron krenarinë e formimit të brigadës në ditën e parë të robërisë komuniste.
Kaq vjet demokraci, nëpërmjet sa e sa makinacioneve, komunistët kanë arritur ta ruajnë lapidarin e tyre. Ata agjitpropin e tyre mashtrues e mbështesin kresisht në tridrejtime:
-Evokimin e luftës “nacionalçlirimtare”
-“Jetën e lumtur” në shoqërinë socialiste
-Urrejtjen klasore ndaj shtresave jokomuniste
Shtresat sociale që i emetojnë e përcjellin lloj propagandash janë trashëgimtarët e persekutorëve dhe injorantët e shastisur të degjeneruar mendërisht nga mungesa e leximit apo nga filmat e kinostudios. Për të mbajtur gjallë këtë frymë, komunistët përpiqen gjithnjë në ditë të caktuara të ruajnë piketat e kësaj propagande në të ashtuquajtura “varreza dëshmorësh”, simbolet komuniste si yjet e kuq, buste, pllakate, emërtesa rrugësh, shkollash, lagjesh, etj. Pa këto pika, agjitpropi komunist vdes.