Permbytjet e Shkodres kthehen ne “çeshtje” tek komisioni i ekonomise (batutat)

0
19

Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga debate mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me përmbytjet që përfshin vendin për tre ditë.

Nënkryetarja e Komisioni, Jorida Tabaku ka kërkuar shpjegim nga ministri Ahmetaj se sa është paguar në vitin 2015 nga qeveria për të dëmshpërblyer të prekurit nga përmbytjet. Ndërkohë kryetari i Komisionit i ka kujtuar PD përmbytjet në Shkodër.

Pjesë nga debati

Tabaku: Për përmbytjet sa ka paguar qeveria në 2015?

Ahmetaj: Në 2015 detyrimet shumica e kompensimit me gtrant nga komisioni, ndërsa tani jemi me vlerësimet e dëmeve, nuk ka ende një vlerësim dëmesh. Ka 4 faza, jemi tek faza e tretë, likujdimi i pasojave.

Tabaku: Sa është paguar me grant në 2015?

Ahmetaj: 5 mln euro

Spaho: Mos bën gabim të sjellësh në komision ligjin për sigurimin e banesave dhe bizneseve…

Braçe: Ju e përmbytet Shkodrën dy herë

Sapho: Të shohim sa dëmshpërblim do jepni ju