Habit Drejtori i Prefekturave :Helikopteret ne permbytje, si taksi per politikanet

0
9

Dalin shifrat e para të tre ditëve të përmbytjes së madhe. Bekim Murati, drejtor i Koordinimit të Prefekturave në Ministrinë e Brendshme bën publikë bilancin e dëmeve dhe angazhimin e shtetit për përballimin e tyre.

I ftuar në emisionin “Debate në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Murati deklaroi se menaxhimi i kësaj përmbytje nuk mund të krahasohet me menaxhimet e viteve 2010,2011,2013.Madje përpara se të jepte shifrat e përmbytjeve në datat 2,3 dhe 4 dhjetor ai bëri një akuzë të fortë për periudhën e 7 viteve më parë.

“Gjatë menaxhimit të përmbytjeve në vitin 20101 heklikopterët u përdorin si taksi për politikanët”, tha Murati. Sipas tij, shifrat e shpenzimit të karburantit për helikopterë janë tmerrësisht të larta.

Më pas Bekim Murati dha shifrat më të rëndësihme për datat 2,3,4 dhjetor dhe punën që kanë bërë instancat e shtetit. Sipas Muratit dëmet e llogaritura janë 3620 shtëpi të dëmtura, 25.412 hektarë tokë të përmbytur, 77 shkolla, 5 stacione ujësjellësi, 14 argjinatura, 12 qednra shëndetësore dhe 840 bagëti.

Në operacion morën pjesë gjithsesj 6866 forca prej të cilave 5464 forca policore dhe 1402 forca të ushtrisë. Ndërkohë si pjesë e të gjithë këtij operacioni 1080 mjete lëvizëse nga të cilat 281 mjete të ushtrisë dhe 799 mjete të policisë.

24726793_2094731510772975_1253450273_n_copy.jpg

 

3 DITËT E PËRMBYTES NË SHIFRA

3620 shtëpi të përmbytura dhe të dëmtuara

1078 shtëpi të rrezikuara

1085 familje të evakuara

189 segmete rrugë të bllokuara

25.412 hektarë tokë bujqësore e përmbytur

77 shkolla të përmbytura

5 ujësjellës të përmbytur

14 argjinatura të përmbytura dhe të dëmtuara

12 qendra shëndetësore të përmbytura

840 bagëti të ngordhura

212.415 hektarë tokë buqjësore me prezencë uji

3546 shtëpi me prezencë uji

NË OPERACION MORËN PJESË

Gjithsesj 6866 forca, prej të cilave 5464 forca policore dhe 1402 forca të ushtrisë 1080 mjete nga të cilat 281 mjete të ushtrisë dhe 799 mjete të policisë

 

24581384_2094731537439639_1087723214_n.jpg