Shen Kolli i gjen shkodranet me te varfer

0
76

Në qytetin e Shkodres ekziston një traditë e hershme për festimin të festës së Shën Kollit, ose festa e Shën Nikollës.

Gjeli tradicional është ushqimi kryesor që ofrohet përë këtë natë në familjet shkodrane, të cilat kanë rendur këtë të martë për të blerë një gjel për darkën e kësaj feste. Kjo festë ka edhe veçorinë e saj pasi edhe pse është festë e krishtëre katolike festohet nga të gjithë.

Festa e “Shen Kollit” i gjen te varfer qytetaret shkodrane. Shitja e gjelave qe eshte simbol i kesaj feste ka rene ndjeshem e nje gje e tille pranohet edhe nga tregtaret. Ato shprehen se kete vit nuk ka pasur shitje, por problem mbetet edhe gjetja e nje tregu. Policia bashkiake nuk i lejon te shesin, kurse Bashkia Shkoder nuk i gjen nje treg te pershtatshem per shitjen e gjelave. Nga ana tjeter, ato theksojne se kete vit çmimet kane qene me te lira se nje vit me pare.

Tradita e kërkon që të merret një gjel në shenjë nderimi për Shën Kollin. Kjo është një festë ku familja bashkohet rreth tryezës, e cila është e mbushur plotë dhe kryesorja është gjeli dhe pogaçja. Shën Kolli ka jetuar ne shekullin e III-IV, atij i atribuohen shumë mrekullira dhe është mbrojtësi i udhetarëve, marinarëve, i të burgosurve, i të shtypurve etj. dhe siç duket kjo është edhe arsyeja se pse kjo festë në Shkodër festohet gjërësisht.