“Peshku i madh ha te voglin” AKU dhe Policia zbarkojne ne Rus …ja çfare bejne atje (VIDEO)

0
61

Ashtu sic ishte paralajmeruar, pas aksionit ne markaten e mishit ne Rus, tashme ne fokus te akuse ehste vendosur nje tjeter prioritet.  Ne oret e drekes te se martes aku ka zbarkuar ne tregun e Rusit AKU ku tregtohet peshku. Inspektoret e autoritetit kombetar te ushqimit me nje krye drejtoren e re te ketij institucioni kane bllokuar dy njesi tregtare teksa kane sekuestruar nje sasi te konsiderueshme peshku i cili tregtohej ne kushte te papershtatshme higjeno- sanitare.

AKU, TATIMET DHE POLICIA ZBARKOJNË NË RUS

Gjate ketij aksioni punonjesit e AKU  jane ndeshur me rezistencen dhe reagimin e forte te tregtareve te cilet e kane konsideruar nje gje te tille jo sekuestrim por vjedhje pasi sipas tyre nuk ka nje treg te licensuar te peshkut ne Bashkinesshkoder dhe ne kete forme atyre po i cenohet buka e gojes.

Pas ketij konfrontimi  eshte dashur nderhyrja e forcave te shumta te policise per te bere te mundur , finalizimin e aksionit.

Inspektoret e AKU se bashku me inspektore te tatimeve ne Shkoder kane kryer sekuestrimin e te gjithe mallit, qe kane gjetur duke tregtuar ne rruge nderkohe qe kane nisur edhe procedurat ligjore ndaj subjekteve respective, si fillim duke bllokuar aktivitetin tregtare nderkohe qe nuk do te mungojne edhe gjobat ndaj bizneseve.

AKU ka paralajmeruar kohe me pare se do te kete nje aksion te tille edhe ne Shkoder, c’ka duket se I ka lene kohe tregtareve te kryejne procedurat perkatese por nje gje e tille nuk ka ndodhur cka ka detyruar inspektoret qe te nderhyjne ne bllokimin e aktivitetit. Ndonese ne funksion te ligjshmerise dhe ne garantimin e sigurise se konsumatorit, aksione te tilla , pikerisht para festave te fundvitit, duket se se penalizojne tregtaret e vegjel ne Shkoder. Konfiskimi i mallit si dhe mbyllja e tregjeve ne nje logjike te thjeshte do te thote rritje e papunesise dhe varferise ne qytetin e Shkodres.