Bruksel, Rama takon Mogherinin: Presim çeljen e negociatave

0
13

Nga Brukseli shefja e diplomacisë evropiane Frederica Mogherini deklaroi për mediat se presim që 2018-ta të jetë viti i çeljes së negociatave për anëtarësim në BE. “Jam e lumtur të diskutoj me kryeministrin Edin Rama për integrimin, pasi presim që të fillojmë vitin e ardhshëm” – tha Mogherini.

Ndërkaq kryeministri shqiptar, theksoi se: “Unë jam shumë i sigurt, që presim të kemi rezultate pozitive për anëstarsim në BE, do të kemi edhe shumë më shumë për të dhënë”, – tha Rama.

Më herët, në samitin e Ballkanit të organizuar nga “Frends of Europe”, kryeministri Rama në fjalën e tij duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE deklaroi se është mundësi për ti lënë “fantazmat e së kaluarës”. “integrimi është mundësi për të lënë mënjanë fantazmat e së kaluarës”.

Kreu i qeverisë në Samitin e Ballkanit theksoi se “sundimi i ligjit” dhe “institucione të fuqishme” është ajo që kërkon Bashkimi Evropian. Kurse i pyetur nga gazetarët për largimet nga Ballkani, Rama ka thënë:  “50.000 u larguan në Kroaci vitin e kaluar, askush nuk po flet për të. Sigurisht që njerëzit do të largohen dhe njerëzit do të vijnë. Sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme është ajo çka e bën më tërheqëse për tu anëtarësuar në BE”, tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme kreu i qeverisë në takimin në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk i shprehu mirënjohje për përafrim të Ballkanit me BE-në.

“Ishte kënaqësi që u takuam me Presidentin e Këshillit Evropian dhe e falënderuam për mundësinë që na dha mundësinë e këtij takimi megjithëse i gjendur në një ditë intensive takimesh me kryeministren britanike. Dua t’i shpreh mirënjohjen që është një nga mbështetësit më të mëdhenj për përafrimin e mëtejshëm të Ballkanit dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian” – tha Rama.