Dokumentari kushtuar Jolanda Shales prek Frederik Ndocin

0
39

 

 

Nga Frederik Ndoci

I ndjeva duartrokitjet e atij publiku der ketu ne New York, ankthi imagjinar ishte me ju ne ate salle ku ndate punen e pamatun kolosale te artistit te madh Bruno Shllaku, i cili si nje kirurg i kujdesshem qendisi nji per nji emocionet dhe sinqeritetin e fjales se artisteve.
Harresa shpesh thuhet qe len shpirta pa cak, e kaq kohe e gjat e qellimshme apo neglizhence doemos qe perlotoi te aferm e miq te Landit, u desh rikthimi artistik qe njerzit te mbledhin copat e bravurat e simpatise per talentet qe fal Zoti, por qe robi i gjalle I kalon si nji kujtim qe pak e nga pak ta zvoglon shpirtin deri aty ku shpesh e ndjejme vedin edhe ma nalt se naltesia qe zoti ia dha tjetrit. Pa diskutim qe te gjith pjesmarrsit duhen falenderu per ata pak minuta qe harxhuen nga jeta e tyne dhe ia dedikuen andrres se shokut e miku tim Elvin, i cili ka marr shum nga fisi i nderuem e i rrespektuem Shala, por boten e tij shpirtnore e ka 100% te Landi Shala, ai u lind per me ken artist me plot kuptimin e fjales, por jeta e ndeshkoi, dhe ia thau krahet e la jetim dhe ia shkatrroi per momentin andrren e tij.
Me kujtohet insistimi i tij dhe kinsultimet qe ne vitet 2013 kur me nje ndrojtje e me syt e perlotuem, nji plan projekt te cilin ai shkodranshe ma tha ” m’ka mbet pik ne zemer me ba diçka per mamen” dhe “me kete plan projekt Rrik, du me ia zgiat edhe babes Mark jeten, se ka fillu me dhan do sheja lodhjet e kam frik se Po m’ik pa ba diçka modeste per nanen”
Jam I sigurt se askush se ka vu re Elvinin mbram tek ka lotue, dhe te gjith kan mendue si perlotim sublim per mamen dhe sadisfaksionin per mundin dhe realizimin e Andrres, por ju siguroj se ka kja ma shum per baben Mark, qe se pat prezent mbram.
Elvin Te perqafoj nga larg sebashku me ty edhe familjen tande motren Manjola me familje dhe vellain tand.
Ani ça, prind Tuej,prej qielle pershndesin dhe jan te lumtur ne perjetsi, se femijet qe lan, tash ma prinder dhe te devotshem mirnjohes per prinderit e tyne te sinqert te drejt e shum te ndershem, e kur ke keto veti cdo pun qe ban, del perfekt, asht nji shkoder qe nderoi ne te gjall Markun dhe artisten e madhe te lindun por jetshkurte, e cila Po te ishte gjalle sot do rrjeshtohej padyshim nder ma te mirat artiste shqiptare. Ndoshta pak ma shum vemendje ndaj harresave me qellim apo pa qellim, sot ajo do ishte se paku me nji titull, qe presidentat e der me tashem ia kan zvoglue vleren nga qe i leshuen shpesh edhe me pare edhe si shperblim militant politik. Landi as nuk e meriton me e ble e as per shperblim militanteje.
Landi Shala e Mark Shala ju shdrit’te drita e pa mbarueme, shpirtat tuej.
R.I.P.