Sonila Meço: Ironia është vetëm një, artisti i vërtetë nuk krijohet me publikun në mendje, ai fluturon nga shpirti

0
17

Gazetarja Sonila Meço  është shprehur se artisti i vërtetë nuk krijohet me publikun në mendje, ai fluturon nga shpirti dhe për të nuk ka rëndësi nëse është salla plot apo bosh.

Ajo sjell në vëmendjen e publikut një Celentanon në takimin e fundvitit në Rai ku prezantoi duetin e radhës me Minën. Ndër të tjera astrisit i njohur italian shprehet:” A do mjaftojë kaq të mbushet salla? Nuk më intereson, lajmi të nesërmen do jem sërish unë: Celentano këndon me sallën bosh!’’

REAGIMI:

Shenja e artistit

Celentano, në takimin e çdo fundviti në Rai, ku prezanton duetin e radhës me Minën, sapo i la një shenjë publikut:

‘’Sot nuk është më lajm të bësh show me publikun plot, 50.000, 100.000….edhe kasapi im të njoftojë nesër për koncert do të mbledhë 80.000 njerëz. Sot lajm është të bësh koncert me sallën bosh, pa publik. Të këndosh ashtu në boshllëkun e mungesës së turmës. Të këndosh edhe nëse askush nuk vjen. Po e njoftoj veç një herë koncertin tim në dhjetor, s’ka më promovim, s’ka marketing, as bombardim me reklama. Asgjë. Asnjë njoftim. A do mjaftojë kaq të mbushet salla? Nuk më intereson, lajmi të nesërmen do jem sërish unë: Celentano këndon me sallën bosh!’’

Ironia është vetëm një: Artisti i vërtetë nuk krijohet me publikun në mendje, ai fluturon nga shpirti.