Shqipëria promovuese e stabilitetit në Rajon, Bushati takime në DASH

0
53

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati takoi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Azinë, Wess Mitchell me të cilin ka folur për partneritetin e Shqipërisë me SHBA-në.

Mitchell vlerësoi vendin tonë për zbatimin e reformave si dhe për kontributin në NATO dhe në koalicionin për fitoren mbi ISIS si dhe në promovimin dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Ndërsa ministri Bushati theksoi se qeveria shqiptare do të jetë gjithmonë një partner i vendosur përkrah SHBA-së./ Copyright Tiranapost.al