Kanosja në Muriqan, Policia arreston autorin e ngjarjes

0
25

Blute e Shkodres kane vene ne pranga 34 vjecarin me inicialet G.M, banues ne Muriqan. Sipas bluve te shkodres 34 vjecari është arrestuar pas një pune të mireorganizuar, nderkohe qe eshte sekuestruar edhe arma e krimit

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 29.11.2017 ku pas një konflikti ka pasur të shtëna me armë ku dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi.
Ndalohet shtetasi në kërkim së bashku me armën e krimit.
Me datë 30.11.2017 nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim:
G.M 34 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Shkodër
Gjithashtu këtij shtetasi ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik model 56, me të cilën dyshohet të ketë qëlluar në ajër pas konfliktit me shtetasin H. Q.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.