Erkand Qerimaj pa medalje në Botëror, shkodrani renditet i 6-ti

0
17

Erkand Qerimaj e ka mbyllur në vendin e gjashtë Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Anaheim të Amerikës, duke mos arritur të hyjë në zonën e medaljeve, ashtu sikurse pat shpresuar.

Ashtu si Calja mëngjesin e sotëm, edhe Qerimaj afrua shumë medaljes së bronzit, por pa sukses, teksa vetëm në shkëputje rivalizoi për medalje, ku u rendit i katërti, ndërsa në shtytje zhgënjeu (u klasifikua në vendin e nëntë). Shtangisti shkodran e mbylli garën në vendin e gjashtë në dygarësh, me 342kg, duke mos fituar dot medalje (realizoi vetëm nga një provë për secilin stil).

Një garë në dritë-hije e Qerimaj, që me pak kujdes dhe fat mund të kish varur në qafë një medalje në shkëputje, por nuk ia doli dot mbanë. Ai është shtangisti i tretë që garon për Shqipërinë në këtë Botëror, pas Evangjeli Velit (e 8-ta) dhe Briken Cales (i 4-ti).

/telesport/