Dëmshpërblim me miliarda, por kohën s’e blej dot; Historia e Frank që jetoi 27 vjet në burg pa bërë faj

0
48

Dy gjykata të ndryshme, në Los Anxheles dhe Baltimore kanë dhënë vendimin për dëmshpërblim me miliarda dollarë për dy njerëz të pafajshëm të cilët u dënuan në mënyrë të padrejtë për dy vrasje. Policia zbuloi se dëshmitarëve iu ishte bërë presion që të përmendnin emrat e tyre në dëshmi, duke trilluar historitë. Më poshtë do të tregojmë njërin rast.

Rasti i Frank O’Connell

Pasi kaloi 27 vjet pas hekurave për një vrasje që nuk e kishte bërë, iu dha një dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh. ” Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë, jam ndjerë më i izoluar se kurrë. Do jetë një fillim i ri për mua. Unë nuk mund të kompensoj kohën që më vodhën, megjithatë do mundohem të shijoj kohën që më ka mbetur’, tregon Frank.   Ai u arrestua në vitin 1984 për vrasjen fatale të Jay French, ish-burri i një gruaje me të cilën Frank kishte një lidhje.

Jeanne Lyon iu tha hetuesve se Frank ishte futur në shtëpi dhe kishte vrarë burrin e saj. Në atë kohë, ajo po luftonte për kujdestarinë e fëmijës me ish-bashkëshortin e saj. Një fqinj trilloi duke thënë se e kishte parë Frank me një pistoletë në dorë dhe duke puthur Lyon.  Në moshën 27 vjeç, Frank u dënua me 25 vjet burg.

Gjatë 27 viteve të burgimit, ai kurrë nuk pranoi krimin, edhe kur gjyqtarët i thanë se nëse e pranonte do lirohej me kusht. “më mirë vdes sesa të pranoj një krim që nuk e kam kryer’, ka thënë ai aso kohe.

Ndërsa Frank ishte në burg, hetuesit për ‘Centurion Ministries’, një grup jofitimprurës që pretendon të jetë organizata e parë në botë e përkushtuar për hapjen e rasteve ku prokurorët akuzojnë pa prova të forta, nuk arritën të zbulonin dëshmi shfajësuese gjatë gjykimit të tij. Madje ata thanë se gruaja kishte paguar një vrasës për të vrarë ish burrin e saj dhe sipas tyre ishte  vetë Frank.

Në vitin 2012, një gjykatës kërkoi që Frank të lirohet  pasi u zbulua dedektivët influencuan në mënyrë të pahijshme tek dëshmitarët: “Kishte një përpjekje të qëllimshme për të keqinterpretuar intervistat e dëshmitarëve,” tha Ronald Kaye, avokati i Frank sipas ABC News. ” Ishte një përpjekje për të mashtruar në thelb gjykatën.”

Frank dhe familja e tij paraqitën një padi civile kundër Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit. “Jam pak i zhgënjyer që kurrë nuk kam marrë një falje dhe e kuptoj se kurrë nuk do ndodhë” tha O’Connell, sipas Los Angeles Times. Tiranapost.al E.B