Lotaria amerikane drejt fundit. Trump firmos rregullat e reja!

0
6073

Ndoshta ky lajm nuk do t’i lumturojë shqiparët e disa mund të mërziten, por thuhet se lotaria amerikane mund të marrë fund, për shkak se Donald Trump ka menduar një tjetër plan.

Në bazë të ligjit amerikan, çdo vit pranohen 85.000 qytetarë emigrantë që përzgjidhen nga lotaritë e ambasadave amerikane në vende si Shqipëria.

SHBA-të mund do anulojnë lotarinë amerikane për ta zëvendësuar atë me një sistem efikas për të marrë persona profesionistë e jo njerëz të zakonshëm joprofesionistë.

Donald Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv që do e bëjë shumë të vështirë për kompanitë amerikane që të punësojnë njerëz nga vende të tjera, që punojnë me më pak lekë se amerikanët. Urdhri i ri i firmosur nga Trump quhet “Bli Amerikan, punëso amerikan”, ai ka thënë se është vetëm fillimi i një fushatë që do të sjellë më shumë punë, ku proritet do kenë qytetarët amerikanë.

Ai ka justifikuar urdhrin e tij duke thënë se abuzimi i përhapur në sistemin e emigracionit ka bërë që kompani të ndryshme të zëvendësojnë amerikanë me punonjës që vijnë nga vende të tjera, me një pagë më të ulët. Ai ka thënë se program i vizave do të ndalohet dhe kështu amerikanët do të jenë prioritet.

Gjithashtu mediat amerikane shkruajnë se Donald Trump ka udhëzuar kompanitë amerikane të mbrojnë mallrat amerikane nga konkurrenca e mallrave të jashtme.

Ai shton se lotaria amerikane është një sistem i rëndomtë që përzgjedh njerëz pa profesione që vijnë në SHBA duke punuar me rrogë shumë të ulët, kjo sipas tij do zëvendësohet me një sistem që nxit profesionet dhe punëtorët që të paguhen me paga të larta.

U.S. President Donald Trump speaks before signing an executive order directing federal agencies to recommend changes to a temporary visa program used to bring foreign workers to the United States to fill high-skilled jobs during a visit to the world headquarters of Snap-On Inc, a tool manufacturer, in Kenosha, Wisconsin, U.S., April 18, 2017. REUTERS/Kevin Lamarque

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here